Njohësi i rrethanave politike në vend dhe profesori universitar, Bujar Dugolli, vlerëson se Administara e Joe Biden e ka marrë më me seriozitet çështjen e Ballkanit.
Sipas tij kjo është treguar me angazhimin e Gabriel Escobar si i dërguar për rajonin.
Në Rubikon, Dugolli, e ka quajtur fat të madh për Kosovën që më në krye të SHBA-së në nuk është Donald Trump.
“Fat i madh për Kosovën është ndryshimi i administratës nga Trump në Biden”, është shprehur Dugolli.
“Aleatët kanë pasur probleme më qasjen asimetrike që e ka futur Trump me Grenell në procesin e dialogut. Qëndrimi i Amerikës për pavarësinë e Kosovës është tjetër. Ka qenë Grenell ai i cili ka bërë presion mbi palën e dobët – Kosovën”.