Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se luftimi i kontrabandës është pista e parë që po hetohet për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Por ai thotë se nuk përjashtohen as pistat e tjera, siç është ajo politike.Policia e Kosovës u sulmua për të gjashtën herë gjatë muajit prill të martën në mëngjes në veri të Kosovës
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të premten gjatë ditës raportoi në hollësi për këto sulme para Komisionit parlamentar për Siguri, ku i pranishëm ishte Dugolli.
“Raportimi i ministrit Sveçlës ishte i rregullt. Sveçla na informoi në detaje për aktivitetet e Policisë në veri, sikurse në të gjithë vendin. Prioritet i Qeverisë është luftimi i krimit dhe korrupsionit. Në sulmet ndaj Policisë kishte edhe elemente terroriste, gjë që ka shtuar vëmendjen e institucioneve tona për të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të ruajtur sigurinë. Veprimet e Policisë kundër kontrabandës në veri po bëhet pengesë për grupet kriminale. Grupet kriminale janë alarmuar për mbylljen e disa rrugëve ilegale. Kjo është pista e parë që po hetohet për sulmet në veri.
Do të dëshironim të ishte kjo, por nuk duhet të përjashtohen edhe elementët politikë, të lidhura me politikat zyrtare pro-ruse e pro serbe. Sveçla e konfirmoi edhe sot se prioritet i Ministrisë së Brendshme do të jetë mbyllja e të gjitha rrugëve ilegale për kontrabandë. Janë mbyllur një numër i rrugëve dhe janë në fazën e mbylljen edhe rrugë të tjera ilegale”, ka thënë Dugolli në “60 Minuta” të KTV-së.
Për mungesën e uniformave të reja për Policinë, Dugolli ia lë fajin Organit Shqyrtues të Prokurimit, që tash e një kohë është jofunksional për shkak të mungesës së bordit.
“Sa i përket uniformave, do të gjejmë një zgjidhje sa më shpejt. OSHP-ja është jofunksionale dhe shumë tenderë kanë mbetur të bllokuar, dhe për këtë arsye nuk është bërë e mundur të blihen uniforma dhe gjëra të tjera përcjellëse. Sveçla u zotua që do ta rregullojë këtë problem”, u shpreh Dugolli.
miratimin e Ligjit të Pagave, Dugolli ka thënë se ministri Sveçla u ka thënë se Ministria që ai drejton e ka përfunduar, por sipas tij, tani duhet edhe koordinim me Ministrinë e Financave pasi një ligj i tillë ka kosto të madhe buxhetore.