Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se ende duhet punë në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas raportimit të mediave serbe, Hill, ka përshëndetur pjesëmarrjen dhe përfshirjen e zyrtarëve evropianë në dialog.
Ai tutje ka përmendur përparimin serb në disa fusha, por nuk ka lënë anash as ndikimin e Rusisë, që sipas tij ka një ndikim negativ në fushën energjetike të Serbisë./FolDrejt/