Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj gazetarit Berat Buzhala.
Ishte Buzhala që përmes një postimi në facebook, kërkoi që të lejohet që në Kosovë të votojnë serbët në referendumin e organizuar nga Serbia.
“Qeveria e Kosovës dhe të gjithë torrnokopat që ia mprehin brinat asaj duhet me e ulë kokën, me e ulë bishtin, edhe duhet me i lanë serbët me votu në referendumin e organizuar nga Serbia”, shkroi Buzhala ndër tjera në postimin e tij.
Miftari në reagimin e tij, ka folur edhe për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likovc, vend ky ku ishte arrestuar dhe dërguar babai i Buzhalës gjatë luftës në Kosovë.
“Veç edhe Grenelli po mungon me komentu diçka…!
Paska fol ky milioneri, haveri i Zvonko Veselinoviçit e Milan Radoiçiqit, e sekseri i Hashim Thaçit e Samin Lushtakut a?
S’ka faj komandant ‘Bunari’ se veç po e qon në vend amanetin e plakut që thoshte se Serbia është aq e fort sa që edhe 300 vjet do ta mban Kosovën të pushtuar, dhe që gjatë luftës i njëjti edhe pse atë territor ku jetonte e kontrollonte UÇK-ja shkonte i kërkonte ndihmë SUP-it serb e milicisë serbe, prandaj ishte marr musafir e ishte vet’ pak do ditë në Shtabin e Përgjithshëm në Likovc!”, shkruan Miftari në facebook.