Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk ngurroi të shprehë rezervat e tij mbi Kodin Zgjedhor të Shqipërisë, duke shpjeguar edhe paradokset e lindura prej tij.
Kreu i PAA-së vijoi edhe më tej argumentin e tij, duke theksuar se ky Kod mbrohet fuqimisht nga tre partitë e mëdha, pasi shërben për konsolidimin e tyre, por që ka prodhuar një parlament shumë të dobët në vend.
“E vërteta është që të tre partitë e mëdha, e mbrojnë me fanatizëm këtë kod. Rama e quan si perfekt, ndërsa dy palët e tjera heshtin kur diskutohet nëse është më mirë mazhoritari apo proporcionali. Unë mendoj se duhet një sistem mazhoritar, ku vetë kandidatët të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhje. Vetëm prej sistemit aktual zgjedhor, ne sot jemi para një fakti “ulëritës”, pasi kemi më tepër se 50 % të deputetëve në parlament, që nuk kanë arsimin e duhur dhe nuk dinë të lidhin dy fjalë”, theksoi Agron Duka.