Era gjatë djersitjes mund të jetë jashtëzakonisht e pakëndshme, veçanërisht nëse pellgje të mëdha janë të dukshme në rrobat që keni veshur. Zakonisht shfaqen fillimisht nën sqetull, por mund të shfaqen edhe në vende të tjera, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Edhe pse shumëve iu duket e pakëndshme, është një fenomen krejtësisht normal dhe në fakt është mënyra se si trupi juaj rregullon temperaturën e tij. Gjithashtu, djersa nuk ka erën e vet siç mendojnë shumë njerëz. Vetëm kur bie në kontakt me bakteret në trup, djersa merr një erë të mprehtë dhe të pakëndshme.
Doktoresha Laurie Hooper nga organizata shëndetësore “The Natural Deodorant Co” shprehet se djersitja luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit normal dhe ndihmon trupin tonë të rregullojë temperaturën e trupit dhe të largojë toksinat.
Megjithatë, ka disa ushqime që rrisin djersitjen, ndaj nëse dëshironi të reduktoni këtë fenomen, reduktoni konsumin e tyre.
Ushqimet që duhen shmangur janë erëzat e forta si kerri dhe speci djegës. Trupi ynë reagon ndaj ushqimeve pikante në të njëjtën mënyrë siç reagon ndaj temperaturave të larta. Këto ushqime ju bëjnë të djersitni më shumë për të ftohur trupin tuaj.
Përveç kësaj, doktor Hooper thekson se duhet të shmangim edhe kafeinën sepse ajo stimulon sistemin nervor qendror dhe nxit gjëndrat mbiveshkore të punojnë më shumë.
Prandaj, nëse doni të reduktoni djersitjen, sigurohuni që të bëni dush më shpesh dhe të vishni deodorant në trupin tuaj të pastër dhe të vishni rroba më të lehta me materiale që marrin frymë. /FolDrejt/