Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka trajtuar sërish çështjen e moskthimit të artefakteve nga Serbia, duke thënë se po shkel hapur konventat e UNESCO-s.
Ai ka thënë se 1247 artefakte të koleksionit muzeor të Kosovës janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia Serbe e Shkencave.
““Duke mos i kthyer artefaktet në vendin e tyre të origjinës, Serbia po shkel hapur konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit”.
“Këtu janë disa nga thesaret e vjedhura arkeologjike dhe etnografike që i përkasin koleksionit muzeor publik të Republikës së Kosovës”. – ka thënë Çeku./FolDrejt/