Në Qendrën e Skijimit në Shtërpcë është raportuar një vjedhje.
Aty shtetasit të Shqipërisë, në veturën e tij me targa të shtetit shqiptar, i janë vjedhur paratë që i kishte pasur në çantë, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se nga vetura e tij me targa të Shqipërisë i janë vjedhur para, të cilat i kishte pas në një çantë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të hetohet”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.