Denzel Dumfries i konsideron lidhjet që i bëhen me Chelsean si një “kompliment”, por pretendon se po i kushton pak vëmendje bisedave për transferimin gjatë Kupës së Botës 2022.
Mbrojtësi i djathtë po tërheq vëmendje nga skuadrat e mëdha për paraqitjet e tij Kupën e Botës 2022, pasi më parë kishte fituar një transferim te gjigantët e Serisë A, Inter, pas daljeve tërheqëse në Euro 2020.
Dumfries i ka thënë The Athletic kur u pyet për interesin e supozuar të Chelseat për të siguruar shërbimet e tij: “Sigurisht që është një kompliment. Por kur vesh fanellën e Nerazzurrëve, kjo është gjithashtu një kompliment i madh. Jam i fokusuar te kombëtarja dhe luaj për një klub shumë, shumë të mirë në Itali. Jam shumë krenar që mund të luaj për Interin, kështu që nuk jam i fokusuar në asgjë tjetër përveç kombëtares dhe Interit.”
Mbrojtësi me vlerësim të lartë nënshkroi një kontratë afatgjatë kur u transferua në San Siro në verën e vitit 2021, me ato kushte që do ta çojnë atë deri në fund të sezonit 2024-25./FolDrejt/