Dy anëtarë të ekuipazhit u vranë kur një helikopter Black Hawk nga Garda Kombëtare e Tenesit u rrëzua në shtetin amerikan të Alabama gjatë stërvitjes së fluturimit, njoftoi Garda Kombëtare e Tenesit.
Sipas raportimeve, helikopteri u rrëzua të mërkurën rreth orës 15:00 me orën lokale dhe mori flakë.
Zyra e Sherifit të Qarkut Madison tha se askush në tokë nuk u lëndua kur helikopteri u rrëzua, transmeton Fol Drejt.