Dy anije të Marinës Ruse janë në një vizitë shtatë-ditore në portin më të madh të Kinës, Shangai, për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me Marinën Kineze.
Stërvitjet e përbashkëta do të përfshijnë kërkimin dhe shpëtimin detar, njoftoi sot kanali ushtarak i televizionit shtetëror rus.
Fregatat e kohës së Luftës së Ftohtë “Gromki” dhe “Otlichni” mbërritën në Shangai të mërkurën, raportoi AP./FolDrejt/