Rasti ka ndodhur në Prishtinë, siç specifikon raporti i policisë, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
“Rr. UÇK, Prishtinë 30.06.2023 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore” – thuhet në raport.
Po sipas raportit, palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/