Dy persona janë arrestuar në Podujevë pasi ushtruan dhunë në familje.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:07, përcjell Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/