Një sulm ajror izraelit që synonte afërsinë e kryeqytetit sirian Damasku dhe rajonin jugor vrau dy civilë dhe shkaktoi “disa dëme materiale”, njoftuan media shtetërore siriane të martën në mëngjes, duke cituar një burim ushtarak, përcjell Fol Drejt.
Mbrojtja ajrore siriane kapi raketa të lëshuara nga Izraeli në orën 12:15 me kohën lokale nga Lartësitë Golan dhe rrëzuan shumicën e tyre, shtoi burimi.
Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë.
Izraeli ka kryer prej vitesh sulme ndaj atyre që thotë se janë objektiva të lidhura me Iranin në Siri, ku ndikimi i Teheranit është rritur që kur filloi të mbështesë presidentin Bashar al-Assad në luftën civile që filloi në vitin 2011, raporton Reuters. /FolDrejt/