Presidenca e re e Bosnje dhe Hercegovinës duket se do të pësoj ndryshime në përbërje. Pas zgjedhjeve të 2 tetorit, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës nga radhët e boshnjakëve rezultatet aktualisht janë në favor të kandidatit Denis Beqiroviq, i cili ka fituar 268.197 vota ose 57%, ndërsa nga radhët e kroatëve Zhelko Komshiq, që ka fituar 183.529 vota ose 53,61%. Nga ana tjetër, në Republikën Sërpska prinë Zhelka Cvijanoviq me 275.175 vota 52,87% të totalit të fletëvotimeve të vlefshme.
Dy të parët vlerësohen si politikanë me pikëpamje demokratike proeuropiane, ndërsa përfaqësuesja serbe cilësohet si një nacionaliste që mbështet ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnje dhe Hercegovina dhe si rrjedhojë bashkimin e saj me Serbinë.
Të zgjedhurit e rinj do të përballen me shumë sfida gjatë këtij mandati, duke marrë parasysh problemet në të cilat po kalon vendi si në aspektin politiko-juridik, ashtu edhe në atë ekonomiko-social.