Dy dronë sulmuan gazsjellësin rus Druzhba në rajonin Tver pranë fshatit Erokino dhe askush nuk u lëndua nga sulmi.
Shërbimet operative janë në vendngjarje dhe situata është nën kontroll, tha guvernatori i zonës, Igor Ruden, sipas faqes së qeverisë rajonale.
Sipas kanalit Baza Telegram, dronët sulmuan një stacion që i shërben tubacionit të naftës Druzhba. Droni i parë goditi ndërtesën e stacionit të naftës në orën 3:15 të mëngjesit dhe shpërtheu duke dëmtuar çatinë dhe murin e ndërtesës, transmeton Fol Drejt.