Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, policia ka arritur pas disa orëve në fshatin Shtupeq i Vogël
Policia e Kosovës në bashkëpunim me disa qytetarë, kanë evakuuar dy familje të ngujuara në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkët e Rugovës, të cilat janë bllokuar nga bora, raporton Express
Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, policia ka arritur pas disa orëve në fshatin Shtupeq i Vogël.
“Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë, kanë pranuar informacionin nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës. Patrulla kufitare , menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora, pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se në mesin e personave të ngujuar ishin edhe dy fëmij