Ekipet e shpëtimit në Turqi nxorrën të gjalla dy gra nga rrënojat e ndërtesave të shembura pasi ato mbetën të bllokuara për 122 orë pas tërmetit më vdekjeprurës të rajonit në dy dekada, kanë thënë autoritetet, njofton Al Jazeera.
Një nga gratë e shpëtuara, Menekse Tabak, 70 vjeçe, ishte mbështjellë në një batanije ndërsa shpëtimtarët e çuan në një ambulancë në pritje në provincën e Kahramanmaras, treguan imazhet nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Tjetra ishte një 55-vjeçare e plagosur, e identifikuar si Masallah Cicek, e cili u nxor nga mbeturinat e një ndërtese të shembur në Dijarbakir, qyteti më i madh në Turqinë juglindore, tha agjencia./FolDrejt/