Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën Fahri Fazliu, me ç’rast janë grabitur 400 euro nga një arkë e një barnatoreje, shkruan Fol Drejt.
“Rr. “Fahri Fazliu”, Prishtinë 06.09.2022 – 23:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një persona i panjohur nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur rreth 400 euro para nga arka e barnatores dhe është larguar në drejtim të panjohur” – thuhet në raport.
Rasti i dytë në Lipjan:
“Fshati Rusinoc, Lipjan 05.09.2022 – 23:48. Ankuesi mashkull kosovar përderisa ishte në objektin e vendit të punës në pompë të derivateve, ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur rreth 1000 euro. Sipas ankuesit, i dyshuari me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të tavanit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.”/FolDrejt/