Rreth katër dekada me vonese, dy gra kanë zbuluar se kanë jetuar në familjet e gabuara si rezultat i ngatërrimit në spital, ne kohën e lindjes.
Prindërit e Gulsina Baimurzina e Alyona Baulina e dinin që kishte diçka që nuk shkonte pasi bijat e tyre nuk u ngjanin atyre nga tiparet, por misteri nuk do të zbulohej për 38 vjet.
Nënat e tyre, Vasilya Baimurzina e Valentina Baulina, beheshin shpesh objekt thashethemesh në fshatrat e tyre fqinje në Rusi, ku banorët permendnin faktin se vajzat ‘nuk ishin të tyret’ prej ndryshimeve fizike me bijat e tyre.
Gulsina ishte e vetmja e anëtare me flokë të errët e familjes së saj, ku të gjithë kishin flokë të verdhë.
Gulsana kaloi të gjithë jetën e saj duke besuar se ishte motra e Gulsina-s, shkruan rrjeti lokal 74.ru: “Gulsina kishte flokë të hapur që prej lindjes, ndërsa unë jam e errët. Ne e pamë që ajo nuk është si ne, por nuk i vumë shumë rëndësi. Ndërkohë thashethemet vijonin se një vajzë me flokë të hapur po rritej këtu, dhe një tjetër me flokë të zinj në fshatin tjetër.