Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skandal me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë dhe për këtë ka arrestuar 4 zyrtarë të lartë. Ndërsa organi i akuzës thekson se këto tendera, ku janë zbuluar shkelje miliona euro, janë të viteve 2016-2017, kohë kur ky institucion drejtohej nga LSI, transmeton Foldrejt.com.
Kështu që po verifikohen edhe lëvizjet që kanë bërë dy ish-ministrat e Drejtësisë që vinin nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.
Ja tenderat korruptivë për të cilët po hetohet;
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit.
Të presim se në ç’përfundim do të dalë prokuroria./ Foldrejt.com