Prej disa javësh Turqia ka nisur dëbimin e ish ushtarëve të ISIS që tashmë ndodhen nëpër burgjet turke.
Ministria e Brendshme e Turqisë bëri të ditur se janë deportuar dy shtetas të Kosovës, luftëtarë të huaj në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga ministria thuhet se vazhdojnë deportimet e luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre, ndërkohë në këtë drejtim janë deportuar dy shtetas kosovarë.
Çështja e trajtimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të këtij grupi terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë që argumenton se terroristët e huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane i refuzuan përpjekjet turke për t’i kthyer anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se deri më tani Turqia ka deportuar 7.500 anëtarë të DEASH-it, duke shtuar se aktualisht në burgjet turke ndodhen 1.149 terroristë të DEASH-it.