Media e lirë në Serbi, është në rrezik. Kanalet televizive N1 dhe Nova S kanë ndërprerë transmetimin e programeve, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportimeve, që prej mesnatës së 6 dhjetorit, televizionet e lartpërmendura transmetojnë një emision televiziv me ekran të zi, ku në vend të pamjes normale shkruan: Errësirë në Serbi, pa media të lira!
“Regjimi” i Vuçiqit duket se ua ka kufizuar veprimtarinë, ndonëse nuk kanë dhenë ndonjë shpjegim konkret, se për çfarë konkretisht bëhet fjalë./FolDrejt/