Lionel Messi mund të kthehet në Barcelonë në fund të këtij sezoni, por klubi katalanas duhet të paguajë një shumë të madhe parash për atë punë, por edhe të respektojë rregullat e “fair play”-it financiar.
Një pjesë e zgjidhjes është ulja e pagave të disa lojtarëve, por jo të gjithë janë të kënaqur për këtë dhe refuzojnë të veprojnë sipas udhëzimeve të klubit.
Franck Kessie dhe Andreas Christensen hodhën poshtë propozimin e klubit për uljen e pagës dhe kështu kundërshtuan drejtpërdrejt dëshirën e klubit, i cili duhet të ulë shpenzimet me afërsisht 200 milionë euro nëse dëshiron të sjellë përforcime në muajt e verës. Messi ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit dhe gjithnjë e më shumë po përflitet për rikthimin e tij te Barcelona. Këtë dëshirë nuk e fshehin as drejtuesit e klubit dhe as disa lojtarë të shquar të ekipit të parë, por Kessie dhe Christensen nuk ndërrojnë mendje nga pozicioni i tyre, transmeton Fol Drejt.