Pas një merkatoje të ngarkuar të transferimeve verore që përfshinte jo më pak se gjashtë nënshkrime në muajin korrik, Barcelona do të nisë fillimin e sezonit 2022/23 muajin e ardhshëm.
Megjithatë, përpara se të fillojë sezoni, klubi ka një detyrë të madhe në dorën e tij, pasi po kërkon të largojë lojtarët që nuk janë në planet e “Blaugranëve” në mënyrë që të krijojë pak hapësirë për transferimet e reja dhe të zvogëlojë deficitin e përgjithshëm të pagave
Barcelona ka njoftuar tashmë disa lojtarë për të gjetur klube të reja dhe të gjithë ata janë lënë jashtë turneut para-sezonal në Amerikë.
Një raport i fundit nga “Diario SPORT” ka ofruar një përditësim të detajuar edhe për të ardhmen e tyre, me ç’rast, Oscar Mingueza dhe Neto janë në mesin e lojtarëve në prag të largimit nga klubi.
Celta Vigo po i afrohet kompletimit të marrëveshjes së Minguezas, i cili është i përgatitur të transferohet te skuadra spanjolle dhe të bëjë një përparim të madh në La Liga sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, Napoli është shfaqur si destinacioni i mundshëm për Neton. Portieri brazilian është konsideruar i tepërt ndaj kërkesave të Xavit këtë verë, me Inaki Pena që do të shërbente si zëvendësuesi kryesor i Marc-Andre ter Stegen gjatë sezonit të ardhshëm.
Kjo i ka hapur rrugën Netos për t’u bashkuar me Napolin, i cili ka humbur David Ospina në verë dhe aktualisht janë në kërkim të një portieri me përvojë që mund të sigurojë konkurrencë për Alex Meret-in.
Sa i përket lojtarëve të tjerë, largimi i Samuel Umtiti mund të jetë i komplikuar pasi ofertuesit e mundshëm po i brengos rekordi i tij jo i mirë i lëndimeve.