Vitet e fundit, anijet luftarake të SHBA-së, dhe nganjëherë anije nga aleatët e SHBA-së si Britania, kanë lundruar rregullisht nëpër ngushticë, duke zemëruar Pekinin.
Dy anije të marinës amerikane po lundrojnë në ujërat ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit , duke bërë kalimin e parë të tillë që kur tensionet me Kinën u përshkallëzuan për shkak të vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Taipei në fillim të gushtit, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Vitet e fundit, anijet luftarake të SHBA-së, dhe nganjëherë anije nga vendet aleate të SHBA-së , si Britania, kanë lundruar rregullisht përmes ngushticës, duke zemëruar Pekinin.
Autoritetet kineze e morën vizitën e politikanit të shquar demokrat në ishull si një provokim dhe ndërhyrje në punët e tij të brendshme dhe u përgjigjën duke mbajtur stërvitjet më të mëdha ushtarake në Ngushticën e Tajvanit në histori dhe duke vendosur sanksione tregtare në ishull.
Kina e konsideron ishullin me rreth 23 milionë banorë , me qeverinë e saj autonome, një provincë separatiste e destinuar për t’u ribashkuar me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme. Tajvani ka mbetur autonom që nga fundi i Luftës Civile Kineze (1949) .
Zyrtarët amerikanë që folën për Reuters në kushte anonimiteti thanë se kalimi po kryhej nga dy kryqëzorë të marinës amerikane, Chancellorsville dhe Antietam.
Informacioni u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm Detar i SHBA-së, raporton AFP./FolDrejt/