Në Drenas është raportuar se dy meshkuj e kanë grabitur të mituren fillimisht dhe pastaj e kanë liruar duke e shtyrë nga vetura.
Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia.
“Gllogoc, 21.03.2022-20:20. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë . Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.