Në komunën e Gjakovës është raportuar një rast se dy të dyshuar meshkuj e kanë mashtruar viktimën femër kosovare.
Asaj i kanë marrë shumën e parave prej 4000 eurosh nën mashtrimin se do ta pajisin me vizë, thuhet në raport, përcjell FolDrejt.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Gjakovë, 12.02.2022-09:50. Lidhur me rastin me date 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.