Dy persona janë vrarë dhe një është plagosur në sulmet e Rusisë në Kiev të martën, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
“Sipas të dhënave paraprake, dy persona u vranë dhe një u plagos”, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm në një deklaratë, raporton CNN.
“Sipas hetimit, më 18 tetor 2022, forcat e armatosura të Federatës Ruse, duke përdorur mjete luftarake të ndaluara nga ligji ndërkombëtar, nisën një sulm me raketa në një objekt të furnizimit me energji në bregun e majtë të kryeqytetit”, shtohet në deklaratë. .
Një seri e veçantë sulmesh me dron të nisur nga Moska të hënën vrau të paktën pesë persona në kryeqytetin ukrainas, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe një grua të moshuar, sipas autoriteteve lokale./FolDrejt/