Dy paqeruajtës të OKB-së u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm të kryer nga “persona të armatosur të paidentifikuar” në Mali, tha OKB-ja.
Në një deklaratë të premten, misioni i OKB-së në Mali, MINUSMA, tha: “Një sulmues u neutralizua…Një Forcë e Reagimit të Shpejtë e MINUSMA-s u dërgua menjëherë për të siguruar zonën”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
El-Ghassim Wane, kreu i MINUSMA-s, u citua në deklaratë të ketë thënë se ai është “thellësisht i tronditur” nga ky “akt i urryer”, të cilin ai e ka dënuar ashpër.
“Pavarësisht mjedisit të vështirë operacional mbizotërues, MINUSMA nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të kryer mandatin e saj”, ka shtuar Wane.
Misioni Shumëdimensional i Kombeve të Bashkuara për Stabilizim të Integruar në Mali (MINUSMA) u krijua në vitin 2013 me Rezolutën 2100 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për të mbështetur proceset politike në atë vend dhe për të kryer një sërë detyrash të lidhura me sigurinë”./FolDrejt/