Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Shtërpcë si pasojë e shkaktimit të lëndimeve trupore ndaj një personi të tretë, raporton Fol Drejt.
“Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Shtërpcë
Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtëprcë ka pranuar një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor”, shkruan në komunikatën e Policisë së Kosovës në Facebook.
Tutje, policia tha se i kanë marrë veprimet e nevojshme, duke ka arrestuar dy të dyshuarit, G.M (M/K) i moshës 41 vjeçar dhe J.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/