Në Gjilan, dy persona kanë përfunduar në pranga, pasi të njëjtit e kanë sulmuar një të tretë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Idrizi”, gjatë orëve të paditës, në ditën e djeshme:
“Gjilan 21.07.2023-19:14. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k dhe të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima, si pasojë e lëndimeve gjendet në spital për tretman të mëtutjeshëm” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit dërgohen në mbajtje./FolDrejt/