Dy persona kanë raportuar se derisa ishin në këmbë, janë goditur nga një veturë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 03:53 të datës 7 gusht, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq vetura është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është në hetime dhe është cilësuar si “vrasje në tentativë”.