Dy persona persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare duke kërcënuar me armë në një pompë të benzinës.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 1:30, përcjell Fol Drejt.
“Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në një pikë të derivateve, kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur 300 (treqind) € dhe 10 pako cigare, më pas kanë ikur në drejtim të pa njohur”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/