Kryeqyteti kuban është goditur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 40 ndërtesa banimi janë dëmtuar nga stuhitë e forta në Havanë, raporton portali kuban informativ në SHBA, Cyber’Cuba.
Në një raport të Cyber Cuba thuhet se rreth 400 banorë të kryeqytetit u detyruan të evakuoheshin nga zonat e prekura nga kjo fatkeqësi e motit, ndërsa rreth 2000 persona u larguan me iniciativën e tyre nga zonat e rrezikshme./FolDrejt/