Në deklaratë shtohet se trajtimi i të plagosurve ka vazhduar në spitalet lokale dhe se jeta e tyre nuk është në rrezik, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Dy persona humbën jetën dhe tre u plagosën në një aksident me balonë në Cappadocia, Turqi, tha zyra e guvernatorit lokal.
“Gjatë zbritjes së balonës, në të cilën ndodheshin 28 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, dy shtetas spanjollë humbën jetën, ndërsa tre shtetas spanjollë u plagosën”, thuhet në njoftim.