Autoritetet lokale pro-ruse pretendojnë se rreth 70 për qind e shtëpive në Novaya Kahovka u dëmtuan në sulmet me raketa ukrainase, si dhe se shkollat dhe objektet e tjera u shkatërruan.
Dy persona u vranë dhe një u plagos në një sulm me raketa ukrainase në Novaya Kakhovka, në rajonin Kherson, njoftuan autoritetet e qytetit në Telegram.
Sipas të njëjtit burim, raketa ka goditur zonën e stadiumit të Energjisë dhe ka dëmtuar nënstacionin duke shkaktuar rrjedhje të naftës nga transformatori./FolDrejt/