Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Çagllavicë, me ç’rast dy të persona kanë hyrë me forcë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur një kasafortë.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Melodia” të Çagllavicës, rreth orës 21:36 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në bazë të video incizimeve është vërejtur se dy persona kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të marrin një kasafortë ku në të ka pas stoli ari, para dhe gjashtë orë dore.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.