Në ditën e nëntë pas tërmetit në Turqi, dy persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Shtatëmbëdhjetë vjeçari Muhamed dhe një burrë i paidentifikuar u shpëtuan nga rrënojat në Kahramanmaras edhe 198 orë pas tërmetit, raporton CNN Turk.
Më shumë se një javë pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 në Turqi dhe Siri, ekipet e shpëtimit po gjejnë ende të mbijetuar nën rrënoja, transmeton Fol Drejt.