Dy persona humbën jetën kur avioni privat me të cilin po udhëtonin u rrëzua të shtunën pranë një aeroporti të vogël në rajonin e Nishiqit, rreth 30 kilometra në veri të Sarajevës , tha zyra e prokurorit publik të Bosnje dhe Hercegovinës.
Viktimat ishin shtetas të Bashkimit Evropian, thuhet në deklaratë. Sipas raportimeve në mediat sociale, dy austriakë ishin në bordin e avionit, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet e Sarajevës konfirmuan se ishin informuar për përplasjen rreth orës 15:00 (koha lokale) dhe dërguan shpëtimtarët dhe policinë në vendin e përplasjes. Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten nën hetim./FolDrejt/