“Në orën 21:10 (IST) të mbrëmjes së sotme, një avion trajnues i IAF (Forca Ajrore Indiane) MiG 21 pësoi aksident në sektorin perëndimor gjatë një fluturimi stërvitor”, tha forca ajrore në deklaratë.
Dy pilotë të forcave ajrore indiane humbën jetën pasi një avion luftarak MiG-21 u rrëzua në shtetin verior Rajasthan sot në orët e mbrëmjes, thuhet në një deklaratë zyrtare, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Në orën 21:10 (IST) të mbrëmjes së sotme, një avion trajnues i IAF (Forca Ajrore Indiane) MiG 21 pësoi aksident në sektorin perëndimor gjatë një fluturimi stërvitor”, tha forca ajrore në deklaratë.
“Të dy pilotët pësuan lëndime vdekjeprurëse”, njoftohet më tej.
Është urdhëruar një hetim për të mësuar shkakun e aksidentit, thuhet në deklaratë, duke shprehur keqardhje për humbjen e jetëve.
Në vitet e fundit, në Indi ka pasur një numër incidentesh me avionë MiG-21 të prodhimit rus, të quajtur si “arkivol fluturues”./FolDrejt/