Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot në qytetin zviceran të Sionit, ka bërë të ditur policia.
I dyshuari për të shtënat nuk është identifikuar dhe është në arrati, raporton Reuters.
Policia në kantonin Valais tha se sulmuesi qëlloi disa të shtëna në dy lokacione të ndryshme në qytetin e Sionit, i cili ka rreth 35,000 banorë.