Dy persona në Izrael janë goditur nga një variant i ri i COVID-19, variant të cilin ekspertët e kanë konsideruar si ende të panjohur për botën.
Lloji i ri shkaktoi simptoma të lehta të etheve, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore te pacientët.
Edhe Ministria e Shëndetësisë e Izraelit e ka konfirmuar se ky është një variant i panjohur, por sipas tyre, ende nuk dihet nëse është variant më i rëndë se ata të mëhershmit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar vendet evropiane që të mos e nënvlerësojnë këtë variant, sepse mund të jetë i përzier, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që të merret doza përforcuese e vaksinës antiCOVID, për mbrojtje edhe nga ky variant.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se janë dy persona të infektuar me variantin e ri.
Tutje, OBSH-ja ka paralajmëruar të gjitha vendet që të jenë vigjilentë, sepse rastet me COVID-19 mund të rriten.