Dy persona janë arrestuar pasi janë prezantuar si policë dhe kanë ndaluar një veturë në lëvizje.
Policia njofton përmes raportit se të dyshuarit ia kërkuan dokumentet personale shoferit.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.