Dy persona, që dyshohet se janë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë shoqëruar në polici pas një përplasjeje mes tyre afër objektit komunal të Podujevës.
Lajmin se janë shoqëruar në polici e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e rajonit policor të Prishtinës, Flora Ahmeti për klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka nje mosmarrveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit “- ka thënë Ahmeti./FolDrejt/