Një rast i grabitjes është raportuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.
Rasti u raportua rreth orës 18:25, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur veturën, dy telefona celularë si dhe portofolin dhe të njëjtit kanë ikur në drejtim të panjohur”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.
Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./FolDrejt/