Të paktën dy persona janë vrarë në protestat e reja që janë mbajtur në Mianmar (Burma), kundër puçit ushtarak. Policia ka përdorur municion për të shpërndarë protestuesit në Mandalay, kanë raportuar mediat lokale dhe stafi mjekësor. Qindra persona janë mbledhur në marshet në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit. Disa persona është raportuar të jenë plagosur nga zjarri dhe plumbat e gomës.
Mianari po përballet me protesta tash e disa javë, pas puçit që ka rezultuar me largimin nga pushteti të Qeverisë së Auung San Suu Kyisë. Protestuesit janë duke kërkuar lirimin e saj, ashtu sikurse të disa anëtarëve të Ligës Kombëtare për Demokraci.