Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur katër persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dy persona u vranë dhe katër u plagosën në një të shtëna në një klub nate në qytetin e Gary, Indiana, tha policia lokale të dielën.
Policia tha se në vendin e të shtënave janë gjetur dy persona pa shenja jete – një 34-vjeçar pranë hyrjes së klubit të natës dhe një grua 26-vjeçare në klub, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.