Një studim i madh ka përfshirë 80,000 femra dhe rreth 50 prej tyre janë përcjellë sa i përket konsumit të pijeve pa sheqer për 12 vjet.
Rreziku nga sëmundja e zemrës ishte 29% më i lartë dhe 16 për qind më i lartë për epilog fatal- vdekje.
Dy pije pa sheqer në ditë mund të rrisin rrezikun nga sulmi në zemër te femrat për një të tretën, sipas studimit.
Gratë që kanë pi rregullisht pije dietike kanë 31 për qind më shumë rrezik të preken nga sulmi në tru, e cila shkaktohet nga mbyllja e artereve, thuhet në studim.
Rreziku është në veçanti i pranishëm te femra të caktuar si ato me mbipeshë.
Ky mund të jetë një lajm jo i mirë për të gjithë ata që përdorin pije dietike si një alternativë më e shëndetshme.
Studimi është publikuar në revistën ‘Stroke’ dhe përfshin të dhëna nga 81,714 femra të moshës 50 deri 79-vjeç në fillim të studimit ndërmjet periudhës 1993 deri 1998.