Që pas sulmit terrorist të fundjavës ndaj policisë së Kosovës, dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë në veri po vazhdojnë të jenë të mbyllura, duke hyrë kështu në ditën e katërt, shkruan Fol Drejt.
Ato u mbyllën të dielën, pas një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Për këtë ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Nga sulmi terrorist i së dielës mbeti i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua, ndërsa janë vrarë të paktën katër persona nga grupi terrorist./FolDrejt/